Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fetaua Xhuddeh (19 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejueshme pjesëmarrja në parlament?”
Përgjigje: “Nëse parlamenti nuk gjykon me Kuran dhe me Sunnetin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, unë nuk e konsideroj të lejuar pjesëmarrjen në të, ngase kjo do të thotë të marrësh pjesë në diçka që është jashtë të gjykuarit me ligjin e Allahut.
Së dyti, ka vende që u kërkojnë deputetëve të betohen se do mbështesin kushtetutën, e cila nuk është e bazuar në Kuran dhe Sunnet. Ndoshta kjo është e bazuar në to simbolikisht, por jo në realitet. Kushtetuta ndryshon shumë nga Sheriati e të mos flasim për ligjet dhe nenet që e shpjegojnë atë. Prandaj, unë besoj se nuk duhet të mbështeten këto kushtetuta dhe këto qeveri të cilat nuk paraqesin qartazi të gjykuarit me ligjin e Allahut.”