Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk lejohet që ata të quhen Ehl-us-Sunneh

Shejkh Abdus-Selam bin Barxhas Al Abdil-Kerim (v. 1425)

Burimi: el-Xherhuet-Ta´dilindas-Salaf, fq. 42-44

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një person i cili asocijohet me një nga grupacionet e sotme, si Xhemati-Teblig, el-Ikhuan el-Muslimun, Hizb-ut-Tahrir ose Xhema’at-ut-Tekfiruel-Hixhrah, i cili bazon dashurinë dhe urrejtjen e tij me grupacionin e tij të preferuar, nuk lejohet të thuhet për të se është nga Ehl-us-Sunneti në këtë çështje. Ai që thotë se ky person është nga Ehl-us-Sunneti në mënyrë absolute dhe heshtë, ai ka gabuar. Pasiqë ai do dhe urrenë për hirë të grupacionit të tij, apo asocijohet me të, apo kënaqet që t’i atribuohet atij, ai e ka ndotur veten me këtë risi të ndyrëqë, ka përçarë muslimanët dhe ka shkaktuar armiqësi dhe urrejtje mes tyre. Nëse ky person vërtetë është në përputhje me Ehl-us-Sunnetin në çdo gjë përveç kësaj çështje, atëherë është e detyrueshme të thuhet se ai nuk është nga Ehl-us-Sunneti në këtë çështje. Sepse qëndrimi i Sunnetit ndaj sektarizmit është i njohur, i qartëdhe i kuptueshëm.

Një njeri erdhi tek Imam Maliku dhe tha:

”O EbuAbdil-lah! Dëshiroj të të pyes diçka dhe të lë të jeshë një argument mes meje dhe Allahut Azzeue Xhel.” Imam Maliku i tha: ”Pyet.” Ai tha: ”Kush janë Ehl-us-Sunneti?”Ai u përgjigj: ”Ehl-us-Sunneti janë ata të cilët nuk kanë një emër me të cilin ata janë të njohur; nuk quhen Xhehmi, nuk quhen Kaderi, nuk quhen Rafidi…”1

________________________________

1 el-Intika (35) nga IbnAbdil-Berr.

Shpërndaje: