Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk lejohet që urrejtja të çojë në padrejtësi

Imam Muhamed bin Ahmed El-Kurtubi (v. 671)
Al-Xhami li Ahkam-il-Kuran (7/372)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:

“O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.” El-Maide, 5:8

Thuajeni të vërtetën edhe nëse ajo është në dëm të të afërmve tuaj ose në dobi të armiqve tuaj. Mos lejoni që urrejtja ndaj njerëzve t’ju çojë në padrejtësi ndaj tyre apo në refuzimin e së vërtetës.

Kjo tregon se armiqtë mund të dëshmojnë kundër njëri-tjetrit dhe se dëshmia e tyre është e vlefshme sepse Allahu urdhëroi që armiqtë të gjykojnë mes tyre me drejtësi edhe pse e urrejnë njëri-tjetrin. Përndryshe nuk do t’i kishte lejuar të dëshmonin kundër njëri-tjetrit.

Ajeti gjithashtu tregon se kufri (mosbesimi) i kafirit nuk është arsye për ta trajtuar atë me padrejtësi.

Shpërndaje: