Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk lejohet që urrejtja të shpie padrejtësi

Imam Ismail bin Kethir ed-Dimashki (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/10)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ أَن صَدُّوكُمْ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ أَن تَعْتَدُواْ

”Urrejtja ndaj një populli, i cili iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre.” 5:2

Do të thotë nuk ju lejohet që të jeni të padrejtë ndaj atyre që i urreni. Është e detyrueshme për të gjithë që të jenë të drejtë ndaj të gjithëve në çdo situatë. Disa prej Selefëve ka thënë:

”Ti nuk mund të trajtosh më mirë një njeri i cili të ka trajtuar keq duke i bërë Allaut mëkat sesa ta trajtosh atë duke iu bindur Allahut.”

Qielli dhe toka janë ndërtuar mbi drejtësi. Ibn Ebi Hatim tregoi: Babai im më tregoi: Sehl bin’Affan na tregoi: Abdullah bin Xhaferi na tregoi, nga Zejd bin Aslem ka thënë:

”Sahabët e të dërguarit të Allahut , ishin në Hudejbijeh, pasi që mushrikët i kishin ndaluar ata që të shkojnë në Qabe. Ndërkohë kaluan pranë tyre pelegrinazhët nga lindja të cilit ishin nisur për të bërë umren, me ç’rast sahabët i thanë profetit i thanë:

”Le t’i ndalojmë ata sikurse bashkëfetarët e tyre na penguan ne.”

Pastaj Allahu e zbriti këtë ajet.”

Shpërndaje: