Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk lejohet ta quajmë Izrael shtetin e jehudëve

Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ata (Rafidat) bashkëpunojnë me armiqtë e Islamit ashtu siç po bëjnë Shiat, Rafidat në Jemen dhe në vende të tjera …

Ata po ngrenë parulla (boshe): “Vdekje e Amerikës! Vdekje e Izraelit!” Kur ata në realitet, janë nga njerëzit më tradhtarë dhe nga bashkëpunuesit më të mëdhenj me Amerikën dhe jehudët.

Rafidat janë gënjeshtarë dhe mashtrues!

Nuk lejohet të quash shtetin e jehudëve, Izrael, sepse Izraeli (alejhi-selam) është profeti Ja’kub. Izraeli, siç e ka quajtur Allahu në Kuran; bijtë e Izraelit, do të thotë; bijtë e Ja’kubit. Ne nuk e quajmë shtetin e jehudëve Izrael, kjo nuk është e lejueshme.

Ata e duan këtë, ata e quajtën shtetin e tyre me këtë emër në mënyrë që ata të mund t’i atribuohen një profeti prej profetëve të Allahut, Izraelit i cili është Ja’kubi, ndërsa ne (muslimanët) jemi më meritorë dhe më parësorë për të (që t’i atribuohemi atij). Ata (jehudët) e mohuan Ja’kubin (si të dërguarin e Allahut) ashtu siç mohuan dhe të dërguarit e tjerë të Allahut, madje dhe kanë vrarë disa prej të dërguarve të Allahut, atëherë si munden t’i atribuohen atij?

Problemi është se ata Shiat, Rafidat, ngrenë parulla si: “Vdekje e Amerikës, Vdekje e Izraelit” ndërsa ata janë gënjeshtarë. Në të njëjtën kohë ata janë që më së shumti bashkëpunojnë me Amerikën dhe jehudët kundër muslimanëve.

Po ashtu Khauarixhët të cilët përfaqësohen nga Vëllazëria Myslimane, ISIS (DAISH), Al-Kaida, Ensar-ush-Sheriah në Libi dhe organizata që e quajnë veten ’’Daueti Selefi’’ kur në realitet kjo (organizatë) nuk ka lidhje fare me Selefizmin. Ata janë të gjithë Khauarixhë; të gjitha këto organizata janë themeluar për të bërë të lejuar derdhjen e gjakut të muslimanëve, copëtimin e tokave muslimane, në bashkëpunim sekret me jehudët, Rafidat dhe nasarat (të krishterët) në Amerikë.

Për të shkatërruar dhe për të ndarë vendet Islame në mënyrë që ata të kryejnë komplotet e kufarëve. Muslimanët kështu do të bëhen lehtësisht pre e kufarëve dhe si rrjedhojë këta (kufarët) do të mund të luajnë me muslimanët, do të bëjnë të lejuar gjakun e tyre dhe do të mund t’i drejtojnë muslimanët siç duan ata (kufarët).

Fatkeqësisht pas tyre, janë sektet e devijuara, partitë politike dhe grupe që ngrenë parulla të rreme, ndërsa ata në realitet nuk kanë të bëjnë fare me Islamin e vërtetë.

Shpërndaje: