Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh el-Arba’in en-Neueuijjeh, fq. 350
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ ka thënë:
“Mos bëni zili njëri-tjetrin, mos ofroni çmime më të larta për një mall për të mashtruar njëri-tjetrin, mos ndërhyni për t’ia rritur çmimet njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe mos ia merrni klientët njëri-tjetrit. Por jini robër të Allahut, dhe vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e lë në baltë, nuk e gënjen, nuk e nënçmon.” 1
Sipas hadithit, është e detyrueshme t’i tregosh të vërtetën vëllait tënd dhe nuk lejohet të gënjesh atë. Atij nuk i lejohet madje as t’i gënjejë të tjerët. Madje është e ndaluar që të gënjesh edhe kufarët. Megjithatë, muslimani u përmend për shkak të kontekstit.
Atëherë cili është gjykimi për aluzionet? Varet se çka sjellin ato:
1 – Nëse ai sjell diçka të ndaluar, është i ndaluar.
2 – Nëse ai sjell diçka të detyrueshme, është i detyrueshëm.
3 – Nëse ai sjell diçka të dobishme apo të nevojshme, ai lejohet.
1 Muslimi (2564).