Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh el-Arba’in en-Neueuijjeh, fq. 289
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pavarësisht nëse bidati është që shpie në kufër apo mëkat, ne nuk duhet të gjykojmë praktikuesin e tij me kufër ose mëkat derisa të mos ketë justifikim. Argument për këtë, janë fjalët e Allahut (te ala):
وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَى حَتَّى يَبْعَثَ فِي أُمِّهَا رَسُولًا يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا وَمَا كُنَّا مُهْلِكِي الْقُرَى إِلَّا وَأَهْلُهَا ظَالِمُونَ
”Zoti yt kurrë nuk i ka shkatërruar këto vendbanime, para se t’u çonte në kryeqendrën e tyre të dërguar, që t’u lexonte shpalljet e Tij. Ne kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet (pa shkak), por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë keqbërës.” 1
رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ
“Të dërguar që ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.”2
وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً
”E Ne nuk e dënojmë askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.”3
Nëse njeriu do të bënte kufër, ndërsa nuk i ka arritur argumenti, atëherë ai do të dënohej. Kështu, ne jemi të detyruar që të jemi të kujdesshëm dhe jo të nxitohemi e të bëjmë tebdi mbi në një person i cili njihet se pason njëmijë Sunnete, por ndodh të bjeri në një bidat.
1 28:59
2 4:165
3 17:15