Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 71-72

Dar-uth-Thurajja, 1416/1996

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Domethënia e shahdetit është “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut“. Që njeriu me gjuhën e tij dhe zemrën e tij të pranojë se nuk ekziston dikush që ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut (azze ue xhel). Fjalia “La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut përmban mohim dhe pohim.

Në fjalinë “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut është mohimi, ndërsa pohimi gjendet në fjalën “përveç Allahut”. Me ndimën e këtij shtjellimi e marrim përgjigjen pyetjes së paqartë:

Si mund të thuhet se “nuk ka zot tjetër përveç Allahut”, kur ka shumë hyjni që adhurohen karshi Allahut dhe madje edhe janë quajtur me emrin zot nga Allahu dhe adhuruesit e tyre? Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَـكِن ظَلَمُواْ أَنفُسَهُمْ فَمَا أَغْنَتْ عَنْهُمْ آلِهَتُهُمُ الَّتِي يَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ مِن شَيْءٍ لِّمَّا جَاء أَمْرُ رَبِّكَ

“Hynitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.”1

Dhe si mund të pohojmë hyjninë e dikujt tjetër përveç Allahut (azze ue xhel) kur i dërguari i tha umetit të tij:

يَا قَوْمِ اعْبُدُواْ اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَـهٍ غَيْرُهُ

“O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk keni Ilah (të adhuruar) tjetër veç Atij.”2

Përgjigja për këtë çështje të paqartë sqarohet nga ajo që nënkuptohet në fjalinë “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Këta të adhuruar, adhurohen së bashku me Allahun, janë hyjni të kota. Ata nuk janë realë dhe nuk kanë të drejtë për hyjni. Ajo që e dëshmon këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

“Kjo, ngase Allahu është Ai i Vërteti, dhe gjithçka që ata lusin pos Tij është e kotë. Allahu është vërtet Ai i Larti, i Madhi.”3

Një tjetër argument janë fjalët e Allahut (te ala):

أَفَرَأَيْتُمُ اللَّاتَ وَالْعُزَّى وَمَنَاةَ الثَّالِثَةَ الْأُخْرَى أَلَكُمُ الذَّكَرُ وَلَهُ الْأُنثَى تِلْكَ إِذًا قِسْمَةٌ ضِيزَى إِنْ هِيَ إِلَّا أَسْمَاء سَمَّيْتُمُوهَا أَنتُمْ وَآبَاؤُكُم مَّا أَنزَلَ اللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَانٍ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنفُسُ وَلَقَدْ جَاءهُم مِّن رَّبِّهِمُ الْهُدَى

“A e keni parë Latën dhe Uzzan? Po Menat, të tretën, të fundit? Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?! Kjo ndarje është e padrejtë. Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).!”4

Allahu (te ala) tregoi se Jusufi (alejhi selam) tha:

مَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِهِ إِلاَّ أَسْمَاء سَمَّيْتُمُوهَا أَنتُمْ وَآبَآؤُكُم مَّا أَنزَلَ اللّهُ بِهَا مِن سُلْطَانٍ

Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument.”5

Në këtë mënyrë fjala, “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut (azze ue xhel). Dhe në lidhje me të gjithë të adhuarit e tjerë që adhuroheshin, hyjnitë e tyre, siç pretendohet nga adhuruesit e tyre, janë të kota.


1 11:101

2 7:59

3 22:62

4 53:19-23

5 12:40

Shpërndaje: