Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk merr pjesë në ligjërata për shkak të sjelljeve të vëllezërve

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: el-Ixhabat el-Xhalijjeh an-il-Kadhaja el-Menhexhijjeh, fq. 143

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja 1: Si duhet të jetë qëndrimi im kur shoh vëllezërit dhe motrat e mi se si sillen aq keq saqë unë nuk shkojë më në ligjërata dhe në tubime të dijes për shkak të tyre?

Përgjigje: Mos ji i dobët. Mos ji i dobët për shkak se ti shqetësohesh nga vëllezërit dhe motrat tua. Ti duhet të jeshë i durueshëm dhe stabil në të vërtetën dhe të ecësh përpara për të arritur dije, ta adhurosh Allahun dhe ta pasosh të vërtetën. Mos lejo që kjo të të ndalojë nga gjërat e mira që ti bën. Unë ta tërheq vërejtjen që mos t’u nënshtrohesh vesveseve të shejtanit në mënyrë që të bëhesh i dobët dhe pre e tij. Ai mund të të devijoj ty në qoftë se nuk u përmbahesh gjërave me qëndrushmëri dhe durim, forcë dhe vendosmëri. Ji i vendosur, këmbëngulës, stabil dhe ec përpara në rrugën e së vërtetës në studime tuaja, mësimeve dhe davetit.

Shpërndaje: