Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Thotë Allahu:
قُلْ أَغَيْرَ اللّهِ أَبْغِي رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ
“Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?” 6:164
Ky është vetë Teuhidi. Nuk është Teuhid ashtu siç thonë dijetarët e filozofisë dhe ortofonisë se Teuhidi është të veçuarit e Allahut me krijimtari, furnizim, dhënie jetë dhe vdekje. Ky është Teuhidi Rububije, gjë e cila nuk kërkohet nga ne, ngase të gjithë e pranojnë këtë. Madje këtë e bëjnë edhe mushrikët (ata të cilët i bëjnë shirk Allahut në Adhurim), domethënë se Allahu është Krijues, Furnizues dhe Administrues (drejtues) i çdo gjëje.
Thotë Allahu:
قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ السَّمْعَ والأَبْصَارَ وَمَن يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيَّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللّهُ
“Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë: “Allahu.” 10:31
Mushrikët thonë se të gjitha këto i bën Allahu dhe askush tjetër përpos Tij. Megjithatë ata prapëseprapë janë mushrikun, mushrikun në adhurim. Janë njësues në Teuhidin Rububije, por janë mushrikun në adhurim, prandaj adhurojnë edhe dikë tjetër përpos Allahut. Ky është shkaku se përse Allahu i ka dërguar të Dërguarit e Tij, në mënyrë që t’i ndalojnë njerëzit nga kjo gjë. Të Dërguarit nuk u kanë thënë njerëzve ta pranojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, etj. ngase pa ua kërkuar fare ata e kanë pranuar këtë.
Por, ata u kërkonin atyre këtë:
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” 4:36
Kjo është gjëja me të cilën Allahu i ka dërguar të Dërguarit e Tij dhe ky lloj i Teuhidit kërkohet prej nesh.
Ndërsa ai që pranon vetëm Teuhidin Rububije, nuk i bën atij dobi. Kjo nuk u mjaftoi as mushrikëve të cilët e pranonin këtë Teuhid, përderisa të mos e pranonin edhe Teuhidin Uluhije, i cili do të thotë: të adhuruarit e Allahut të Vetëm dhe të Pashoq.