Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ndodh magjia pa lejen e Allahut

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/192)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Abdi-Lah er-Rrazi ka treguar në interpretimin e tij të Kuranit se mutezilitë mohojnë ekzistimin e magjisë dhe tha:

“Ata madje mund të akuzojnë për mosbesim këdo që beson në ekzistencën e magjisë. Sipas Ehl-us-Sunnetit është e mundur që një magjistar të fluturojë ose ta shndërrojë njeriun në gomar ose gomarin në njeri por ata gjithashtu besojnë se është Allahu Ai që krijon atë që ndodh gjatë formulave që deklarojnë magjistarët. Ndryshe nga ajo që besojnë filozofët, astrologët dhe sabiinët se janë hapësirat qiellore dhe yjet që ndikojnë.”

Ai më pas dëshmoi ekzistencën e magjisë dhe se ajo është krijuar nga Allahu -te ala- me fjalët e Tij -te ala-:

”Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. El-Bekare, 2:102

Përveç kësaj, i dërguari i Allahut u magjeps dhe po ashtu Aishah -radijAllahu anha- takoi një grua nga Babilonia e cila ishte e ditur rreth magjisë.

Shpërndaje: