Alameh Zejd Ibn Muhammed El-Medkhalij
Burimi: Nuz`hatul Karij fi Sherhi Kitabil Ilmi min Sahihil Bukharij, fq. 175-176
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë thoni për ata të cilët thonë se ne e dënojmë të shkuarit në Xhihad në Afganistan dhe Çeçeni, për shkakun se nuk ka Xhihad pa lejen e udhëheqësit. Gjithashtu, pothuajse të gjithë ata që shkojnë në Xhihad dhe vdesin, vdesin me një epitet se ata janë shehida dhe se veprimi i tyre është i saktë?”
Përgjigje: ”Është e detyrueshme për personin i cili dëshiron të shkoj në Xhihad, t`i kontaktojë dijetarët të cilët kanë dije në lidhje me kushtet dhe pengesat e Xhihadit. Ajo gjë çfarë thonë dijetarët bashkëkohorë, ajo duhet të veprohet. Ata janë ata të cilët kanë dituri dhe të cilët e kuptojnë Kuranin dhe Sunnetin.
Është e gabuar që të shkohet në Xhihad duke u bazuar në ndjenjat e të kuptuarit tënd. Njerëzit e mençur nuk veprojnë kështu. E para dhe më kryesorja është se ai duhet të shkoi tek dijetarët e njohur dhe t`i pyesi ata dhe të marrë gjykimin prej tyre i cili është i bazuar në Sheriat. Kur të gjitha pengesat të jenë larguar dhe kur ai i ka pyetur dijetarët e Kuranit dhe të Sunnetit, atëherë ai shkon për në Xhihad.
Përndryshe askush nuk inkurajohet në vepra jo të shëndosha dhe veprime impulsive.”