Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr 1013
www.perlatmuslimane.com
Një gruaje, e lëre më një burri, i ka dhënë Allahu vetulla të ngjitura mes veti; nuk ka asnjë hapësirë mes tyre. Apo se asaj i ka dhënë Allahu vetulla të shpeshta. Ajo nuk kënaqet me krijimin e Allahut. Me këtë fillon mallkimi. Ajo qëndron para pasqyrës dhe fillon të ndaj vetullat e saj, ose i kërkon dikujt që punon me këtë mëkat, që ta bëjë atë në vend të saj. Ajo ndoshta kufizon vetullat e saj, apo ndoshta i heqë ato në tërësi dhe i ngjyrosë me bojë vetullat e reja me mendjen të saj të vogël që mezi ekziston. Pse vepron gruaja kështu me veten e saj? Pse ajo e ndryshonë veten e saj? Për shkak se ajo është e pakënaqur me krijimin e Allahut. Ajo dëshiron të ndryshojë krijimin e Allahut. Njëkohësisht Allahu Azze ue Xhel thotë në mënyrë të prerë në Kuran:
”Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është Allahu nga çka i përshkruajnë për shok.”1
Zoti ynë Azze ue Xhel na tregoi se Iblisi shpalli veten armik i betuar i njeriut dhe tha:
”Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut.”2
Ajo, ose ai, që ndryshon në krijimin e Allahut i bindet shejtanit dhe e kundërshton Mëshiruesin.
1 28:68
2 4:119