Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Numri i grave në xhenet

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hadil-Aruah ila Bilad-il-Afrah, fq. 189

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Abush-Shejkh ka thënë: Ebu Jahja Muslim er-Razi na tregoi: Hanad bin es-Sarri na tregoi: Ebu Usameh na tregoi, nga Hisham bin Hasan, nga Zejd bin Abil-Hauari, nga Ibn Abbasi i cili tha:

”I thanë: ”O i dërguari i Allahut! ? A do të kemi marrëdhënie seksuale me gratë tona në xhenet në të njëjtën mënyrë siç kemi marrëdhënie seksuale me to në këtë jetë?” Ai tha: ”Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit! Një burrë do të ketë marrëdhënie me njëqind virgjëresha në një mëngjes.”

Ibn Ma’in ka thënë: ”Zejdi është i mirë.”

Një herë tjetër ai ka thënë: ”Ai nuk është asgjë.”

Një të tretën herë ai u tha:

”Ai është i dobët, por hadithi i tij shkruhet.”

Të njëjtën gjë e ka thënë Ebu Hatim për të.

ed-Darakutni tha: ”Ai është i mirë.”

Ndërsa Nesaiu e konsideroi atë të jetë i dobët, por është e mjaftueshme se Shu’be ka transmetuar prej tij.

Hadithet autentike thotë që secili burrë do të ketë dy gra. Nuk është transmetuar në Bukhari dhe në Muslim numër më i lartë se kaq. Nëse këto hadithe që thonë se ka më shumë se dy gra janë autentike, atëherë burrit do ti ipen robëresha përveç dy grave të tij. Numri i robëreshave ndryshon në varësi të pozitës së personit në të njëjtën mënyrë si rasti me shërbëtorët. Kjo gjithashtu mund të thotë se atij do ti ipet fuqi e mjaftueshme që të ketë marrëdhënie me njëqind gra. Në këtë mënyrë ajo është autentike sepse është transmetuar përafërsisht kështu dhe jo fjalë për fjalë.

Tirmidhi transmeton në librin e tij ”el-Xhami” nga Enesi nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:

”Besimtari do të ketë forcë të tillë dhe të tillë për marrëdhënie seksuale.” I thanë: ”O i dërguari i Allahut, a do të ketë fuqi që ta bëjë këtë?” Ai tha: ”Atij i jepet forca e njëqind burrave.”

Ky hadith është autentik. Është e mundur që transmetuesi që transmetoi marrëdhëniet seksuale me njëqind virgjëresha transmetoi hadithin përafërsisht e jo fjalë për fjalë, ose se ka një numër të ndryshëm të grave në xhenet varësisht sipas gradëve të tyre.

Nuk ka dyshim se besimtari do të ketë më shumë se dy gra në xhenet. Bukhariu dhe Muslimi transmetuan nga Ebu Musa el-Esh’ari se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Në xhenet, besimtari ka një tendë nga margaritari i zgavërt. Gjerësia e saj është 60 mile1. Në të ka gra me të cilat besimtari do të ketë marrëdhënie seksuale ndërsa ato nuk e shohin njëra-tjetrën.”


1 Një mil arabe është e barabartë me 1609 metra. Në këtë rast, 60 mile arabe janë 96.540 metra ose 96,54 km, dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: