Imam Muvefekudin bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: “Sherh Umdetul-Fikh” (2/96-98)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse gruaja nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me burrin e saj, ajo konsiderohet e shkurorëzuar sikurse të jetë për të tretën herë, me një shkurorëzim të vetëm. Argument i kësaj është fjala e Allahut:
ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِنْ قَبْلِ أَنْ تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍ تَعْتَدُّونَهَا
“Kur t’i shkurorëzoni ato para se t’i prekni, ato nuk janë të detyruara t’ju presin në afatin kohor të caktuar.” 33:49
Nëse personi i lirë [1] dhe skllavi ndahet nga gruaja tre dhe përkatësisht dy herë në të njëjtën kohë, ajo bëhet e ndaluar për ta. Shembull i kësaj është që ai të thotë “Ti je shkurorëzuar tre herë” ose “Ti je shkurorëzuar, ti je shkurorëzuar, ti je shkurorëzuar”[2].
Nëse lidhëzat ndërmjet shprehjes së përsëritur “shkurorëzim” ka kuptimin e radhitjes, atëherë në këtë rast ka ndodhur vetëm një shkurorëzim edhe pse fjala e tillë është përsëritur disa herë në të njëjtën kohë. Siç është: “Ti je e shkurorëzuar dhe e shkurorëzuar”, ose “Ti je shkurorëzuar, me këtë je e shkurorëzuar”, ose“Ti je shkurorëzuar për faktin se ti je e shkurorëzuar”, ose “Nëse unë të shkurorëzoj (dhe e shkurorëzon) ti je e shkurorëzuar”, ose “Çdo herë që unë të shkurorëzoj, ti je e shkurorëzuar” ose “Çdo herë që unë nuk të shkurorëzoj ti je e shkurorëzuar”.
Kushdo që dyshon në shkurorëzimin ose numrin e saj, apo mëkimin ose numrin e saj, atëherë shkon pas asaj që është i sigurt.
Nëse dikush i thotë grave të tij: “Njëra prej jush është e shkurorëzuar” pa pasur për qëllim njërën prej tyre në formë specifike, atëherë ai duhet hedh short mes tyre.
Nëse burri shkurorëzohet nga një pjesë e gruas, në përgjithësi ose specifike, si për shembull t’i thotë asaj se gishti ose dora e saj është e shkurorëzuar, atëherë ajo konsiderohet e shkurorëzuar në tërësi. Përjashtimi i vetëm është dhëmbi, thuri, flokët, pështyma, loti dhe të tilla, nga të cilat gruaja nuk bëhet e shkurorëzuar përmes këtyre.
Gjithashtu, nëse ai thotë “Ti je shkurorëzuar gjysmë shkurorëzimi ose më pak”, ajo me këtë shprehje konsiderohet e shkurorëzuar një herë.
_________________________________
[1] Është fjala për atë i cili ka pa pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
[2] Gjë për të cilën nuk janë të pajtimit dijetarët e Sunnetit