Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nxënësi fillestar dëshiron të debatojë me jobesimtarët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (57)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2028-03-1438H.mp300_0.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet një nxënësi fillestar (në dije) që të debatojë me të pafetë rreth besimeve të tyre?

Përgjigje: Jo. Askush, pos një personi që ka arritur dituri, nuk duhet të debatojë me të pafetë rreth besimeve të tyre. Ndoshta ata e bëjnë atë që të besoj se ai është në rrugë të gabuar dhe e devijojnë atë në mënyrë që ai ti keqkuptoj gjërat. Ai duhet të ketë dituri dhe aftësi për debat. Përndryshe, ata do ta mundin atë.

Shpërndaje: