Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nxënësi i dijes nuk duhet të merret me diskutime nëpër forume e ueb-faqe të ndryshme

Shejkh Abdul-Aziz el-Burai

 
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cila është mënyra më e mirë të shpërndahet dija e saktë pa u përfshirë në fitne (sprova) në forumet e internetit? Allahu ju bekoftë.”

Përgjigjja: “Allahu ju shpërbleftë, çështja është se nxënësi i dijes duhet të preokupohet me hulumtimet shkencore që kanë të bëjnë me fikh’un, akiden e tefsirin. Ai mbledh të dhëna për një temë të caktuar dhe i diskuton argumentet e saj, shtron pyetje dhe përgjigjet me fjalë të dijetarëve. I paraqet problemet e shoqërisë dhe vjen me përgjigje nga fjalët e Allahut, fjala e Profetit salAllahu alejhi ue selem dhe fjalët e dijetarëve.

Ai duhet të merret me hulumtime nga të cilat mund të përfitojnë njerëzit. Ai nuk duhet të merret me internet duke lexuar artikuj e duke komentuar këtu e atje, duke polemizuar e duke u marrë me diskutime të ndryshme etj., duke sjellë deklarata të ndryshme nga dita në ditë. Diskuton në një ueb-faqe, pastaj ka një diskutim tjetër në faqen tjetër, tjetrin në të tretën e kështu me radhë. Gjithmonë i duhet që të shikoj nëse i janë përgjigjur apo jo. Ky është një labirint, Allahu të bekoftë, një labirint i cili vështirë të përfundojë ndonjëherë! Ky është një labirint që nuk përfundon kurrë! Në vend të kësaj, ngarkoje veten me hulumtime shkencore. Nëse vërtetë duhet të shkruash në internet, atëherë vendos artikuj të mirë aty. Kushdo që e dëshiron dijen, e kërkon atë.

Ata duhet të jenë artikuj të shkurtë, e jo të gjatë e të mërzitshëm. Gjithashtu, duhet të jenë dobiprurës. Nëse tema të cilën e shtjellon ka disa pjesë, atëherë emëroji që të gjitha ato me ndonjë emër, që lexuesi të jetë i etur për dije dhe të cilat nuk janë shumë të gjata për të. Në këtë do gjesh dobi me lejen e Allahut. Allahu ju bekoftë.”

Shpërndaje: