Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nxitja për në Sufizëm

Alameh Abdul-Muhsin el-Abbad el-Beddr 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134588

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com”

Përktheu dhe shkurtoi: Besim Gjelaj

Falënderimi i takon Allahut, salatet dhe selamet qofshin mbi profetin Muhammed bin Abdullah, mbi familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Gazeta “Esh-Sherkul-Eusat” më datën 30.11.1433, ka botuar një artikull me titull “Fekejfel-Makhduum” nga autori Dr. Salih el-Megamisij, ku ndër tjerash thuhet:

1.Ai thotë se prej kuptimeve të misticizmit është “Kuptimi fshehtësive Kuranore dhe profetike”, shembull:

وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ غِلْمَانٌ لَهُمْ كَأَنَّهُمْ لُؤْلُؤٌ مَكْنُونٌ

“Rreth tyre do të sillen shërbyes, djelmosha si margaritarë të fshehur.” 52:24

Fjala në ajetin e përmendur “El-Gilman”, ka për qëllim shërbyesit e veçantë për banorët e Xhenetit, ndërsa me “El-Luëluul-Meknun” janë për qëllim margaritarët e fshehur, gjë e cila tregon për vlerën, pastërtinë dhe rëndësinë që kanë ata. Ndërsa ti i ndershëm, bëj lidhjen ndërmjet kuptimit të këtij ajeti dhe misticizmit, e thuaj: “Ky është shërbëtori i Xhenetit, e si do të jetë i shërbyeri? A keni parë inkurajim për vepra të mira të mëdha nga Allahu sesa ky ajet? Assesi. Allahu thotë:

فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ

“Në çfarë shpallje tjetër do të besojnë ata, pas këtij (Kurani)?!” 77:50

Ndërsa unë them: “Përshkrimi i cilësive të të shërbyerve (banorëve të Xhenetit), ka ardhur në Kuran dhe Sunnet, siç thotë Allahu:

تَعْرِفُ فِي وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ النَّعِيمِ

“Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e lumturisë.” 83:24

 Dhe ajetin tjetër:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

“Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do ta shohin.” 75:22-23

Dhe ajetin:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ مُسْفِرَةٌ ضَاحِكَةٌ مُسْتَبْشِرَةٌ

“Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore, të qeshura e të gëzuara.” 80:38-39

Dhe ajetin:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاعِمَةٌ لِسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ

“Atë ditë, fytyrat e disave do të jenë të gëzuara, të kënaqura për punët e bëra.” 88: 9-10

Prej plotësimit të mirësive me të cilat shpërblehen banorët e Xhenetit, janë edhe shërbëtorët që u shërbejnë atyre. Cilësitë me të cilat janë përshkruar nga ana e Kuranit dhe Sunetit për banorët e Xhenetit, janë të mjaftueshme kundrejt këtij konkludimi vetanak me të cilin vjen shkruesi i këtij artikulli, i cili e konsideron si diçka të fshehur, të paqartë, duke e quajtur si “Kuptimi fshehtësive Kuranore dhe profetike”. Ai porosit duke thënë: “Ndërsa ti i ndershëm, bëj lidhjen ndërmjet kuptimit të këtij ajeti dhe misticizmit, e thuaj: “Ky është shërbëtori i Xhenetit, e si do të jetë i shërbyeri?” Në tefsirin e Ibnu Xheririt, Katede thotë se më pati ardhur lajmi se i është thënë Profetit salallahu alejhi ue selem: “O i Dërguar i Allahut, nëse shërbëtori është sikurse margaritar, si janë banorët e tjerë që shërbehen?” Ai salallahu alejhi ue selem u përgjigj:“Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, dallimi mes tyre është sikurse hëna e plotë ndaj yjeve në qiell.” Ky ether nuk është i vërtetë, për shkak të shkëputjeve dhe anonimiteteve në zinxhirin transmetues. Për ata që dëshirojnë të zgjerohet në këtë tematikë (në cilësitë e banorëve të Xhenetit), Ibnul-Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) në librin “Hadi-Eruah ilaa Biladil-Efrah” përmend argumente nga Kurani dhe Sunneti autentik, ku mund të mësohet shumë e më shumë në lidhje me shpërblimet dhe veçoritë e banorëve të Xhenetit.

2. Inkurajimi i tij që të tjerët të bëjnë bashkë fikhun dhe Sufizmin –misticizmin, siç është fjala e tij: “O ti i bekuar! Bëje bashkë fik’hun dhe Sufizmin…”, sipas asaj që unë di, nuk është cekur as në Kuran, as në Sunnet, e as në fjalët e Sahabëve, termi sofizmi.

Dhe kur është përdorur nga të vonshmit (përpos sahabëve), kryesisht është përdorur në formë nënvlerësimi, duke e konsideruar këtë brenda rrugëve që janë në kundërshtim me rrugën e drejtë. Dhe përdorimi i këtij termi, ka ardhur me kuptim negativ dhe është refuzuar me ajetin:

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“Dhe vërtet kjo është rruga Ime e drejtë kështu ndiqeni dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e do t’ju largojnë nga rruga e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni muttekin (të devotshëm).” 6:153

Si mund t’i besohet atij që i nxit të tjerët për në sofizëm, ku si shkak i tij disa njerëz do të përdorin kuptime të kota të sofizmit, e pastaj atij që i inkurajon të tjerët, do t’i takojë edhe mëkati i atyre që e pasojnë atë?! Dihet se termi Sufi (mistik) është përdorur në kuptime tjera e jo të përgjithshme, si: urtësi, devotshmëri, përulje, etj. Shumë dijetarë janë bërë të njohur me fikh, devotshmëri dhe përulje, si në të kaluarën e edhe në të tashmen, por askush prej tyre nuk është quajtur me këtë emër, e as që duhet quajtur me këtë emër, ngase ky nocion kryesisht kuptimin e ka të kotë.

Pa dyshim se ecja në rrugën e fukahave në kuptimin e fesë dhe vërtetësinë e saj në çështjet e diturisë, është më e mirë se sa përpjekja e nxjerrjes së urtësive nga Kurani të cilat janë në kundërshtim me rrugën e Selefit.

Për disa lëshime të autorit të këtij artikulli, atij veçse i kam dhanë vërejtje edhe me herët në lidhje me një artikull tjetër të tij, i titulluar: “Nuk është prej lutjes (së mirëfilltë):Allahu do të na japë nga mirësia e Tij, ne më të vërtetë tek Allahu kthehemi (me dëshirë)”, i shpërndarë me datën 4.01.1433h, kurse artikulli im është: “Lutja është sipas shprehjeve legjitime dhe jo sipas përvojës së individit”, i shpërndarë me datën 30.6.1433h.

3.“Fjala e tij (Salih el-Megamisiut) nga thëniet e trashëgimisë së mirë është: Kush bëhet Sufi pa fikh, është Zindik (i pa fe), kush bëhet fekih pa sofizëm është fasik (mëkatar), kurse kush bëhet fekih dhe Sufi, veçse e ka plotësuar (përkryer)…”

Nuk kam gjetur burim të kësaj thënieje, të cilën askush nuk e ka quajtur të mirë prej selefit me zinxhir (sened), por disa nga të vonshmit ia kanë atribuuar imam Malikut (Allahu e mëshiroftë!), edhe pse atribuimi i saj tek imam Maliku është larg saktësisë, ngase imam Maliku është ai i cili ka thënë: Kush sjell diç të re në Islam dhe e mendon si të mirë, vetëm se ka pretenduar se Muhammedi salallahu alejhi ue selem e ka tradhtuar misionin e vet.”

Shpërndaje: