Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

O Allah, më bëjë të vdes në kryengritje!

Shejkh Muhammed bin Ramzan el-Haxhirij 
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Koka e khauarixhëve tani është el-Karadavi i cili thërret në sprova (kryengritje) në vendin e tij dhe në vendet muslimane, gjërat janë prezente, sikurse të fliste historia, mjaft, (mjaft me injorancën tënde)!

Kardavi thotë:

Ata thonë se unë jam shejkhu i sprovave (kryengritjeve), “O Allahu im, më bëjë që të jetojë në sprovë (në rrugën e atyre që thërrasin në kryengritje) dhe më bëj të vdes në sprovë (thirrës në kryengritje)!”

Jusuf el-Kardavi: Revoltohuni dhe na u bashkëngjitni! Dhe unë nuk do të heq dorë nga këto predikime që janë sprovë (thirrje në kryengritje). Nëse kjo (thirrja në kryengritje) është sprovë, unë them:

“O Allahu im, më bëjë që të jetojë me thirrësit e sprovave (në rrugën e atyre që thërrasin në kryengritje), më bëj të vdes në metodologjinë e tyre dhe më ringjallë me ta!”

Shpërndaje: