Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

O Allahu im, ma mundëso që të martohem me filanin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Kjo grua pyet: A lejohet që t’i lutem Zotit tim që të martohem me një person të caktuar dhe të them: “O Allahu im, ma mundëso që të martohem me filanin”?

Përgjigje: Po, nuk ka asgjë të keqe nëse ajo e dëshiron atë për shkak të fesë së tij (të mirë), nëse ajo e dëshiron atë për shkak të fesë së tij (të mirë), le t’i lutet Allahut për këtë. Po!

Shpërndaje: