Imam Ebu Isa Muhamed bin Isa Et-Tirmidhi (v. 279)
El-Xhami (3026)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
3026 – Abd bin Humejd na tregoi: Abdurr-Rrahman bin Sa’d na tregoi, nga Ebu Xha’fer er-Rrazi, nga ‘Ata bin es-Se’ib, nga Ebu Abdirr-Rrahman es-Sulami, nga Ali bin Ebi Talib i cili ka thënë:
Abdurr-Rrahman bin Aufi na përgatiti ushqim, pastaj na ftoi në gosti dhe na ofroi alkool. U dehëm. Kur erdhi koha për namaz, më lejuan që t’i udhëheq në namaz.
Unë lexova:
Thuaj: “O ju kufarë! Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni. Dhe adhurojmë atë që ju adhuroni.”
Atëherë Allahu -te ala- shpalli ajetin:
“O besimtarë! Mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini çfarë po thoni.” En-Nisa, 4:43 [1].
Ky hadith është i mirë, i huaj dhe autentik.
1 Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen Et-Tirmidhi (3026)”.