Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Nëse jeni të udhëzuar, ata që kanë devijuar nuk mund të ju dëmton juve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (19 B), min: 42.40

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Pyetja: Çfarë do të thonë fjalët e Tij (Te ala):

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ لاَ يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ

”O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Nëse jeni të udhëzuar, ata që kanë devijuar nuk mund të ju dëmtojnë juve.” 5:105 ?

Përgjigje: Kjo do të thotë që Allahu e nxitë njeriun që të shpëtojë veten. Nëse ai e shpëton veten duke përmbushur detyrat ndaj Allahut, ai nuk dëmtohet nga devijimi i të devijuarve. Ajeti pra nuk shfuqizon urdhrin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja. Ebu Bekri (radijAllahu anh) u tha njerëzve:

“Ju e lexoni këtë ajet dhe e interpretoni atë në një mënyrë që Allahu nuk e ka për qëllim:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ لاَ يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ

”O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Nëse jeni të udhëzuar, ata që kanë devijuar nuk mund të ju dëmtojnë juve.”

E kam dëgjuar profetin (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:

“Kur njerëzit shohin mëkatet dhe nuk i qortojnë ato, ekziston rreziku që Allahu t’i dënojë të gjithë ata së bashku.”

Prandaj ky ajet fisnik mbështetet nga pjesa tjetër e ajetit:

لاَ يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ

”nuk mund të ju dëmtojnë juve.”

Nga udhëzimi është të thërrasësh në të mirë dhe të ndalosh të keqen.

Shpërndaje: