Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali
Burimi: El-Lubab, fq. 84-85
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Një i moshuar, njeri i devotshëm i cili jetoi në kohën e mbretit Abdul-Aziz më ka treguar se si ata ishin në gjendje të shkonin nga Medina për në Taif vetëm e vetëm për t’i vizituar vëllezërit e tyre për hir të Allahut. Shpeshherë ata udhëtonin pesëmbëdhjetë deri njëzet ditë, ndoshta edhe më shumë ose më pak në varësi të shtazëve që përdornin për udhëtim; dhe këtë e bënin për dashurinë për hir të Allahut që kishin ndaj vëllezërve të tyre, pa pasur ndonjë interes prapa këtyre udhëtimeve.
E njëjta frymë duhet të jetë tek nxënësit e dijes në kohët e sotme. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ata pasojnë Kuranin dhe Sunnetin. Dhe kapuni për litarin e Allahut, largohuni përçarjeve dhe çdo gjëje që sjellë këtë. Bëni çdo gjë që sjell dashuri ndërmjet jush dhe krijon e forcon vëllazërinë mes jush. Kur ata ishin në këtë mënyrë Allahu e riktheu fuqinë dhe lavdinë nëpërmjet tyre. Për shkak të përçarjeve, fraksioneve, ndarjeve dhe çdo gjë që shkakton përçarje mes myslimanëve në përgjithësi dhe nxënësve të dijes në veçanti, umeti islam u bë i dobët dhe më i dobët, kështu njerëzit erdhën deri tek devijimi, shkatërrimi dhe poshtërimi.
Sigurohu për të bërë atë që është e nevojshme për të arritur lavdinë meritore të myslimanëve dhe shpëtim në jetën e ahiretit. Kapu për Librin e Allahut, shmanguni përçarjeve. Bë çdo gjë për të arritur një vëllazëri e cila është e përshkruar nga Libri i Allahut, nga Sunneti i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe nga jeta e Sahabëve dhe e Selefëve të këtij umeti. Kuptoji mirë këto çështje. Këto janë baza themelore për jetën tonë. Këto çështje janë themelore dhe ne duhet t’i kuptojmë dhe t’i zbatojmë ato. Ju jeni përgjegjës para Allahut tabarake ue Te’ala për veten tuaj dhe për komunitetin në të cilin jetoni.
Umeti nuk mund të ekzistojë pa dijetarët e saj. Ju sot jeni vetëm nxënës dije, kurse nesër bëheni dijetarë. Nesër ju jeni ata që ngritin flamurin e Teuhditi dhe Sunnetit dhe thërrisni që njerëzit të bashkohen nën flamurin e Teuhudit dhe Sunnetit, eliminoni çdo gjë që shkakton ndarje dhe bëni çdo që sjell dashuri dhe miqësi mes njerëzve.