Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqu-%2020-08-1435.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Është një grua e vjetër që është sëmurë aq shumë sa që ajo nuk mund të lëvizë. Ajo nuk falet përshkak se pelenat e saja janë të papastërta. Çfarë e këshilloni atë dhe se si duhet të merr abdes ajo?”
Përgjigje: ”Myslimanit nuk i lejohet ta braktis namazin në asnjë rrethanë. Për deri sa ai është në mendjen e tij, atij nuk i lejohet që ta braktis namazin. Ai apo ajo falet në atë gjendje që është. Kurrë nuk duhet ta braktis namazin. Madje edhe në qoftë se rrobat e tij janë të pista dhe ai nuk është në gjendje që ti ndrrojë rrobat. Madje edhe nëse ai nuk është i aftë që të merrë abdes dhe të bëjë tejemum. (dhe nuk ka kush ti ndihmoj). Megjithatë, ai duhet të falet edhe qoftë pa abdes apo pa tejemum. Atij nuk i lejohet kurrë që ta braktis namazin. Obligimet dhe shtyllat e namazit bien kur nuk ka mundësi të kryhen ato. Por, obligueshmëria e namazit mbetet.”