“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Obligimi i parë për njerëzit dhe xhinët

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “Fikhul-Ibadat”, 18/4

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është obligimi i parë me të cilin ngarkohen njerëzit dhe xhinët?”

Përgjigje: “Obligimi me të cilin ngarkohen njerëzit dhe xhinët është dhe gjëja e parë në të cilën janë të thirrur, e kjo është pra dëshmia- shehadeti. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha Mu’adh bin Xhebelit kur e dërgoi në Jemen:

إنكتأتيقومامنأهلالكتاب،فليكنأولماتدعوهمإليهشهادةأنلاإلهإلاالله و أن محمدا رسول الله

“Ti je duke shkuar tek një popull të cilët janë Pasuestë Librit. Prandaj gjëja e parë në të cilën i thërret ata, le të jetë dëshmia se nuk ka zot tjetër(që meriton të adhurohet)përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut…” 1

Ky është obligim i parë për robin e  Allahut, pra që ai ta veçojë Allahun me adhurim dhe ta pranojë të dërguarin e Tij Muhamedin (salAllahu alejhi ue selem), i cili erdhi me mesazhin e Islamit.

Kur njeriu dëshmon se vetëm Allahu (subhanehu ue te’ala) meriton adhurimin dhe dëshmon se Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) është i dërguari i Tij i fundit, me këtë gjë ai realizon pastërtinë e qëllimit (nijetit) dhe zbatimit të mësimeve të të dërguarit, e të cilat që të dyja janë kushte për pranimin e të gjitha formave të adhurimit.”


1 Bukhariu  1458, 1496 dhe Muslimi29, 30, 31

Shpërndaje: