Alameh Abdul-Muhsin bin Nasir el-‘Ubejkan
Burimi: http://al-obeikan.com/show_fatwa/3278.html
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë duhet të bëjmë ne thirrësit në fe, kundrejt thirrjeve dhe konvertimit në të krishterë që po ndodh në shtetet e Ballkanit?”
Përgjigje: “Është i njohur qëndrimi i myslimanëve kundrejt projekteve dhe fushatave të ndryshme të krishterizimit të njerëzve. Ajo që thirrësit e atjeshëm duhet të bëjnë është që t’i thirrin njerëzit në fenë e Allahut me aq sa kanë mundësi dhe t’ua sqarojnë atyre mirësitë e fesë islame. Ngase, shkaku që njerëzit e ndërrojnë fenë e tyre (nga islami në ndonjë fe tjetër (v.p.)), është sepse thirrësit janë të mangët në thirrje dhe mangësia në sqarimin e mirësive të kësaj feje. Shtuar kësaj, kjo është obligim për ta në mënyrë që njerëzit të mos e ndërrojnë fenë e tyre.
Kur jemi tek misionarët dhe projektet e fushatat e tyre të konvertimit, ata shpenzojnë pasuri të shumta, mjekojnë të sëmurë falas, japin gjëra materiale etj., në mënyrë njerëzit ta pëlqejnë fenë e tyre dhe ta pranojnë krishterimin si fe të drejtë. Mirëpo, nëse thirrësit ua tregojnë njerëzve islamin e vërtetë dhe ua sqarojnë të mirat e tij, kjo bën që ata të largohen nga fetë e tjera. Pra, të kihet kujdes nga kjo gjë. Në realitet, sqarimi i islamit ashtu siç është shpallur dhe jo format tjera të thirrjeve, është luftë në rrugën e Allahut. Pra, thirrja në fenë e Allahut është prej formave të luftës në rrugën e Tij.
Prandaj myslimanët, sipas të gjitha mundësive që i kanë, e kanë obligim t’i thirrin njerëzit në fenë e Allahut në mënyrë të denjë.”