Imam Is’hak bin Ibrahim bin Muflih el-Makdisi el-Hanbeli
Burimi: Masaibul-Insan min Maka’idish-Shejtan, faqe. 200-201
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibrahim en-Nekha’i- ka thënë: “Marrja abdes duke e tepruar në larjen e gjymtyrëve, është veprim që e nxit shejtani. Po të ishte gjë e mirë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem do ishte i pari që do ta bënte këtë.”
Ibrahim et-Tejmi ka thënë: “Obsesionet fillojnë me abdes.”
Personi që merr abdes duhet të ketë kujdes në dy gjëra:
1 – Në nijetin- Unë kam parë njerëz me obsesione aq të mëdha, saqë ata qëndronin të ulur tek ena e ujit që nga agimi deri në lindjen e diellit, për ta “përmirësuar” nijetin, e ndërsa koha e namazit u kalonte.
2 – Në larjen dhe fërkimin e pjesëve të trupit, e që kjo të mos përsëritet disa herë (jashtë së lejuarës). Disa njerëz e pastrojnë gojën dhe hundën 50 herë, e prapë besojnë se ende nuk kanë vepruar sipas Sunnetit. Lusim Allahun që të na falë dhe të na ruajë nga të tilla gjëra!