Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=dRB3OBjOsTI
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet të jetë qëndrimi ynë në lidhje me disa libra që flasin për disa prej sahabëve: duke ulur atyre vlerën, nënçmuar dhe ndoshta edhe ofendojë, ashtu siç e gjejmë në librat e Sejjid Kutbit?
Përgjigje: Sido që të jetë, nëse disa autorë lajthitin për shkak të injorancës apo duke pasuar dikë verbërisht, ata pa dyshim se kanë gabuar dhe devijuar. Megjithatë ne nuk i gjykojmë ata me kufër sepse ai është injorant dhe pason verbërisht dikë tjetër. Por nëse ai vërtet beson në atë që e thotë, ai veçse ka bërë kufër.
Por, nëse e ka thënë nga injoranca ose duke pasuar verbërisht dikë tjetër -e që sikurse t’i sqarohej e vërteta do të ndryshonte bindjen-, themi se ai ka gabuar dhe devijuar në këtë çështje. Ne jemi të detyruar t’i kundërshtojmë ata që flasin keq për sahabët. Ne duhet t’i refuzojmë dhe t’i sqarojmë gabimet e tyre në mënyrë që të tjerët të mos mashtrohen nga ai.
Kjo vlen veçanërisht nëse personi i tillë ka pozitë tek njerëzit dhe përshkruhet si thirrës në fe. Disa njerëz mund të mashtrohen nga ai, prandaj duhet të refuzohet dhe të sqarohen gabimet e tij.