Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 115-116.
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
1 – I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
لا عدوى ولا طيرة ولا هامة ولا صفر ، ويعجبني الفأل ، قيل يا رسول الله : وما الفأل ؟ قال : الكلمة الحسنة يسمعها الرجل
“Sëmundja nuk ngjitet e as shenja ogurzeza. Më të vërtetë e admiroj optimizmin.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është optimizmi?” Tha: “Fjala e mirë të cilën e thotë njeriu.”
2 – Në një transmetim thuhet:
كان رسول الله صلى الله عليه و سلم يعجبه الفأل
“Të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem i pëlqente optimizmi.”
3 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
رأيت في منامي كأني في دار عقبة بن رافع ، و أتينا من رطب ابن طاب ، فأولت الرفعة في الدنيا ، و العاقبة لنا في الآخرة ، و أن ديننا قد طاب
“Kam parë ëndërr sikur të isha në shtëpinë e ‘Ukbe bin Rafi’. Dikush na solli hurma të llojit Ibn Tiib[1]. Ndërsa unë e interpretova se, krenaria na takon neve në këtë botë dhe përfundimi i mirë në ahiret. Dhe se feja jonë është e mirë dhe e plotë.”
4 – Kur jemi tek ogurzeza me anë të zogjve, Mu’avijeh bin el-Hakem radijallahu anhu ka thënë: “I thash të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem: O i Dërguar i Allahut, prej nesh ka njerëz të cilët mbështeten në ogurzezat e ndryshme!” Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
ذلك شيءٌ تجدونه في صدوركم فلا يصدنكم
“Kjo është çfarë ju ndjeni në brendi! Prandaj, mos t’ju largoj (nga mbështetja në Allahun dhe largohuni prej kësaj).”
_____________________________________________
[1] Lloj i hurmave të Medinës.