Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ora dhe stilolapsi të përpunuara prej arit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që gratë të përdorin ora apo stilolapsa nga ari?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme për gratë që të kenë stilolapsa ari. Ndërsa ora nga ari është e lejuara pasi që ajo është prej stolive. Ajo mund të zbukurojë veten me ora ari dhe gjëra të tjera. Ndërsa në rastin e stilolapsit nga ari, është e njëjta gjë sikurse veglat e kuzhinës, të cilat janë të ndaluara për burrat dhe gratë. E njëjta gjë vlen edhe për sendet e tjera nga ari. Ato nuk janë të lejuara as për burrat e as për gratë. Megjithatë, është e lejueshme për një grua të ketë orë nga ari pasi ato janë edhe bizhuteri.

Shpërndaje: