Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Khulasatu Akhbar-ir-Rihleh el-Albanijjeh ilad-Dijar-il-Misrijjeh, fq. 33-34
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kam dëgjuar që përveç shërbimit tuaj të madh dhe shkencor që ia ke bërë sunnetit, ju jeni edhe një orëndreqës. A është e vërtetë kjo? Si i kombinon këto të dyja?
Përgjigje: Kjo është e saktë. Është prej mirësive të Allahut (te ala) që e mësova atë profesion si i ri. Është një profesion i lirë që nuk bie ndesh me studimet e mia. Unë punoj tre orë në ditë, çdo ditë përveç të martave dhe të premteve. Kjo më mjafton që të fitoj jetesë të mjaftueshme për veten, gratë dhe fëmijët e mi. Sigurisht, kjo duhet të jetë e mjaftueshme.
Profeti ﷺ ka thënë:
“O Allah! Le të jetë furnizimi i pasardhësve të Muhammedit mesatar (i mjaftueshëm për jetesë).” 1
Pjesa tjetër e kohës shkon për studime, shkrime dhe kërkime shkencore, veçanërisht në dorëshkrime në bibliotekën Dhahirijjeh. Unë qëndroj në bibliotekë po aq kohë sa punonjësit e saj. Unë zakonisht kaloj gjashtë deri në tetë orë atje çdo ditë, në varësi të sezonit dhe orëve të hapjes së saj.
1 Muslimi (1055).