Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/140)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Kur fillon ora e parë e xhumasë?
Përgjigje: Orët për të cilat i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) tregoi janë pesë. Ai tha:
“Ai që shkon në orën e parë është i barabartë me atë i cili ka bërë kurban një deve. Ai që shkon në orën e dytë është i barabartë me atë i cili ka bërë kurban një lopë. Ai që shkon në orën e tretë është i barabartë me atë i cili ka bërë kurban një dash. Ai që shkon në orën e katërt është i barabartë me atë i cili ka bërë kurban një pulë. Ai që shkon në orën e pestë është i barabartë me atë që e ka bërë kurban një vezë.”
Ai e ndau kohën nga lindja deri sa të vijë imami në pesë pjesë. Secila pjesë mund të korrespondojë me një orë normale. Është gjithashtu e mundur që ajo të jetë më e shkurtër apo më e gjatë, për shkak se kohët ndryshojnë. Orët janë pesë dhe ato janë në mes të lindjes së diellit dhe ardhjes së imamit për namaz.
Orët fillojnë me lindjen e diellit. Një tjetër mendim thotë se ato fillojnë me agimin, por mendimi i parë është i saktë, sepse koha para lindjes së diellit është koha për sabahut.