Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Organizo jetën tënde!

Imam Muhammad bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (19 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person dëshiron të thërrasë tek Allahu dhe të bëjë vepra të mira, por e kupton se aktivitetet e tij dhe punët private i marrin shumë kohë. A i lejohet që të marrë pagesë për veprimet e tij nëse qëllimi i tij është i mirë?

Përgjigje: Së pari; nëse njeriu ka qëllim të mirë, atëherë Allahu ia lehtëson punën.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili merr atë që kishte për qëllim.” 1

Gjëja e dytë është se njeriu duhet të organizojë kohën e tij. Njeriu ka të drejta mbi veten e tij, familja e tij ka të drejta mbi të dhe mysafiri i tij ka të drejta mbi të. Kështu që ai duhet të organizojë kohën e tij në mënyrë që ai t’ua japë familjes së tij të drejtat e tyre. Prandaj profeti ﷺ ka thënë:

“Mënyra më e mirë e faljes së namazit të natës është mënyra në të cilën falej Davudi; ai flinte gjysmën e natës, falej një të tretën dhe flinte një të gjashtën.” 1

Nëse personi e bën këtë vepër të mirë sinqerisht për hir të Allahut, atëherë Allahu ia lehtëson atë atij. Por nuk është e mundur të dëshirosh të jesh udhëheqës në dije, davet dhe në vepra të mira pa vepruar. Kjo është sikurse ka thënë profeti -salAllahu alejhi ue selem-:

“I mençuri shqyrton veten e tij dhe vepron për jetën pas vdekjes. I paafti ndjek epshin e tij dhe ka shpresa të rreme rreth Allahut.” 2


1 Bukhari (1) dhe Muslimi (1907).
2 Tirmidhi (2459) i cili tha se hadithi është i mirë, Ibn Maxheh (4260), Ahmedi (17123) dhe el-Hakim (1/57) të cilët e vërtetuan atë. I dobët sipas al-Albanit në “Daif Sunen et-Tirmidhi (263)”.

Shpërndaje: