Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I paditur u falë i vetëm pas safit!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (16 B), min: 15.54

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri hyri në xhami për të falur namazin i gjeti njerëzit në ruku. Safi nuk ishte përfunduar në njërën anë, pas së cilës ai u falë në safinë dytë, por jo në mes. Pastaj erdhu një person tjetër dhe qëndroi pranë tij pa e ditur gjendjen e tij. Pas namazit, imami erdhi tek ata dhe tha se namazi i të parit është i pavlefshëm dhe se ai duhet ta përsëris atë sepse nuk ka namaz ai që falet prapa safit. Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Mendoj se namazi i të parit është i pavlefshëm. Ai u falë i vetëm edhe pse kishte hapësirë ​​në safin para tij. Kjo vlen veçanërisht nëse ai u ngritë nga rukuja para se dikush të qëndronte pranë tij. Nëse dikush qëndroi pranë tij para se të ngritej nga rukuja atëherë namazi i tij konsiderohet të jetë i vlefshëm sipas disa dijetarëve. Por ai që shikon hadithin:

“Ai që falet i vetëm pas safit nuk ka namaz.”

Është e dukshme se namazi është i pavlefshëm nëse e bën tekbirin i vetëm pa arsye sepse tekbiri fillestar është një nga shtyllat e namazit.

Pyetje: Por nëse ai nuk e dinte se safi nuk ishte i mbushur?

Përgjigje: Atij nuk i lejohet të formojë saf të ri derisa ai të dijë se safi përpara është i plotë. Si mund të formojë saf të ri pa dije? Ai duhet ta dijë.

Pyetje: A duhet ta përsërisë namazin?

Përgjigje: Jo, sepse ai nuk e dinte dispozitën.

Shpërndaje: