Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Parathënia e librit “el-Hukuk uel-Uaxhibat”[4], fq. 5-6
Nuk ka dyshim se Allahu (azze ue xhel) ka bërë obligim për robërit e Tij atë çfarë u’a rregullon fenë dhe çështjet e kësaj bote. Allahu i ka urdhëruar njerëzit që të jetojnë me drejtësi duke pasuar Librin e Tij dhe sunnetin e profetit, e jo të jetojnë duke u dhënë pas epsheve dhe dëshirave të çoroditura:
“E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. Ne u kemi dërguar atyre paralajmëruesin (Kuranin) por ata shmangen nga ai.” 23:71
Ata që nuk janë të kënaqur me dispozitat e Tij nuk janë besimtarë. Allahu ka thënë:
“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje, kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë zgjedhje tjetër në vendimin e tyre. Dhe kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai me siguri është larguar shumë larg të vërtetës.“ 33:36
Ai gjithashtu ka thënë:
“Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” 4:65
Këtu përfshihen edhe çështjet e grave. Gjë e cila me të vërtet sot është aktuale. Të gjithë burrat dhe gratë flasin për këtë ose nga injoranca ose nga epshet.
Një shembull i kësaj është ajo që ndodhi në shoqatën e grave në Xhide para ca ditëve. Shejkhu fisnik Rabi bin Hadi Umejr el-Medkhali hulumtoi në këtë çështje dhe tregoi se si shoqata e grave ndërtohej në gabime, si shkak i injorancës dhe pohonin se gratë janë të shtypura dhe të privuar nga të drejtat e tyre.
Nëse qëllimi ka qenë se Islami shtyp gratë, atëherë kjo konsiderohet mosbesim. Dhe në qoftë se qëllimi ishte se disa burra shtypin gratë, atëherë kjo është e mundur, por ajo nuk duhet t’i atribuohet Islamit, por shkelësit të të drejtave të tyre.
Ashtu si është e mundur për burrat për të shtypur gratë, dhe rasti i kundërt që gratë shtypin burrat kjo ndodhë më shumë.
Këto probleme trajtohen në gjykatat sheriatit, e jo në klube të ndryshme. Ashtu siç edhe shejkh Rabi (hafidehullah) e bëri të qartë.
Ai në fjalimin e tij, e ka bërë një punë të mirë dhe ka sjell dobi me të; Allahu e shpërbleftë atë me të mira për atë që ai e ka shkruar.