Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr 6402
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Babai im (Allahu e udhëzoftë) pagën e tij e fiton duke fotografuar. A janë parat nga kjo punë haram apo hallall? Cili është kuptimi i hadithit ”Allahu i mallkon el-Musauuirin (ata që bëjnë imazhe)”?
Përgjigje: Fotografimi i gjallesave është haram edhe furnizmi nga kjo punë gjithashtu. Nëse paratë e fituara nga fotografimi janë haram edhe përdorimi i tyre është gjithashtu haram. Por nëse ato përziehen me të holla të tjera dhe është e vështirë të bëhet dallimi në mes tyre, është e lejueshme për t’i përdorur ato (t’i përdorësh për ushqim) sipas mendimit të saktë tek dijetarët.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.