Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Paganët ishin më të ditur se sa Xhehmitë dhe pasuesit e tyre

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 61-62

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imran Bin el-Husajn transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha të babait të tij:

“Husajn! Sa zota adhuron?” Ai u përgjigj: “Shtatë, gjashtë në tokë dhe një mbi qiell.” Atëherë profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “Kujt i drejtohesh në rast shprese dhe frike?” El-Husajn u përgjigj: “Atij që është mbi qiej.” Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “Braktisi ata gjashtë, dhe në vend të tyre adhuroje Atë që është mbi qiell dhe unë do ti mësoj dy lutje.” 1

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk e qortoi këtë pabesimtar, që e dinte se Zoti i krijesave është mbi qiell, të cilën vetë profeti (salAllahu alejhi ue selem) e ka thënë. El-Husajn el-Khuza’i, i cili ishte pabesimtarë atëherë, ishte më i ditur rreth Allahut sesa Bishr el-Marisi dhe pasuesit e tij të cilët ia përshkruajnë vetën islamit. Ai e pa dallimin në mes Allahut Krijuesit, i Cili është përmbi qiell dhe idhujt e krijuar dhe statujat që janë në tokë.

Muslimanët dhe paganët janë unanim se Allahu është mbi qiell. Është vetëm i devijuari el-Marisi dhe pasuesit e tij që mendojnë ndryshe. Madje edhe fëmijët që arrijnë moshën e pjekurisë e njohim Atë për të. Kur fëmijën e godet diçka ai i ngrit duart në drejtim të qiellit dhe i lutet Zotit të tij; ai nuk drejtohet dikah tjetër. Të gjithë janë më të ditur rreth Allahut dhe vendit të Tij sesa Xhehmitë.


1 Tirmidhi (3483), i cili ka thënë: “I mirë dhe i huaj.” I dobët, sipas el-Albanit në “Dha’if et-Tirmidhi.”

Shpërndaje: