Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_5865.shtml
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Unë i kam huazuar një personi një shumë parash në dollarë. Ne ramë dakord që ai të ma kthej borxhin në dollarë. Tani vlera e dollarit ka ndryshuar që nga ajo ditë dhe vlera e dollarit tani është më e lartë, gjë e cila ndikon në çmimet e gjësendeve. A konsiderohet kjo kamatë?
Përgjigje: “Nëse i jep hua (për borxh) dollarë, vetëm dollarë e ke për detyrë t’i kthesh, pavarësisht nëse është jeni pajtuar paraprakisht për këtë apo jo. E njëjta gjë vlen nëse ai huazon para në monedhën e Arabisë Saudite. Debitori nuk është i detyruar të kthej më shumë se kaq. Nuk ka rëndësi nëse monedha është rritur ose nëse ka rënë ose ka mbetur siç ka qenë.
Pra, nëse një dikush i jep hua një shumë dollarësh që korrespondon me 5 rijal saudit, e që më pas ngrihet në mënyrë që korrespondon me 10 rijal saudit, debitori është i detyruar që të paguaj në dollarë, edhe pse ajo është rritur në raport me monedhën e Arabisë Saudite. E njëjta gjë vlen në qoftë se njeriu i jep hua dollarë që korrespondon me 5 rijal saudit, të cilat më pas bien në vlerë në mënyrë që ato korrespondojnë me 3 rijal. Në tërësi është e detyruar të paguash vetëm atë që ke huazuar.
Në qoftë se borxhliu ka rënë dakord me atë që i jep borxh për t’ia paguar borxhin në një monedhë tjetër, kjo është në rregull me kusht që vlera aktuale të paguhet kur t’ia kthen parat dhe që të mos ketë ndonjë diferencë mes tyre (në qoftë se ka diçka mes tyre).
Si përmbledhje, ai i cili huazoi dollarë nuk është i detyruar që të paguaj në ndonjë valutë tjetër përveç dollarë pavarësisht nëse valuta është rritur apo ka rënë.
Përveç kësaj, as nuk është kamatë nëse vlera rritet. Çështja është që të paguhet borxhi pa marrë parasysh nëse vlera e tij është rritur apo ka rënë.”