Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pagimi i zekatul-fitrit për njerëzit e huaj

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: https://olamayemen.al3ilm.com
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ndodh që ka disa familje që jetojnë në një shtëpi në fshatrat tona. Kur ata e paguajnë zekatul-fitrin e paguajnë atë me ushqimin që gjendet në shtëpi. Ushqimi është blerë nga një individ dhe jo nga të gjithë. Kështu veprojnë gjithmonë. Kushdo që dëshiron blen ushqim vullnetarisht. A është e lejueshme për ta që ta paguajnë zekatul-fitrin në këtë mënyrë apo secili duhet të paguajë zekatul-fitrin?

Përgjigje: Kjo është – nëse Allahu dëshiron – në rregull. Madje është e lejuar për një person të huaj që nuk i përket familjes që të paguan vullnetarisht zekatul-fitrin për një familje të tërë ose po ashtu edhe për disa familje.

Shpërndaje: