Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pantallonat e ngushtë

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi që gruaja të vesh pantallona të ngushta që zbulojnë formën e pjesëve të trupit të saj?”

Përgjigje: “Nuk ka dyshim se është e ndaluar që gruaja të vesh pantallona të tilla në prani të meshkujve (qofshin ata mahrem të saj apo jo). Bile është edhe më mirë dhe më parësore për të që t’i shmanget veshjeve të tilla edhe në prani të grave.

Nuk është e moralshme për një grua që të vesh pantallona në praninë e burrave ose të dalë nëpër tregje me një veshje të tillë. Të vepruarit kështu, është një mëkat që nuk i shkon për shtati një gruaje të ndershme myslimane e cili e ka frikë Allahun dhe shpreson në mëshirën e Tij.”

Shpërndaje: