Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/455-456)
Përktheu: Valdet Gashi
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ
“O besimtarë! Vërtet idhujtarët janë të papastër.” 9:28
Ky ajet fisnik dëshmon se idhujtarët janë të papastër, ashtu sikurse e kundërta e saj thuhet në hadithin autentik:
“Besimtari nuk bëhet i papastër.”1
Kur është fjala për papastërtinë e tij fizike, shumica e dijetarëve mendojnë se trupi i tij nuk është i papastër, sepse Allahu (te ala) e ka lejuar ushqimin e pasuesve të librit. Disa Dhahirij mendojnë, megjithatë, se trupat e tyre janë të papastër. Ash’ath tregoi se el-Hasani ka thënë:
“Ai që i përshëndet me dorë ata duhet të merr abdes.”
1 Transmetuar nga Ibn Xherir.