Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Papastërtia e pakët anashkalohet

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Ighathat-ul-Lahfan (1/112)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Jashtëqitja e pakët nga mushkat, gomarët dhe nga kafshët mishngrënëse anashkalohet sipas njërit prej mendimeve të imam Ahmedit. Po ashtu shejkhu ynë [Ibn Tejmijeh] zgjodhi këtë mendim sepse është e vështirë të shmanget jashtëqitja e pakët e tyre.

El-Uelid bin Muslim ka thënë:

“E pyeta el-Euzain lidhur me urinën e kafshëve të cilat janë të ndaluara për tu ngrënë sikurse mushkat, gomarët dhe kuajt.

Ai tha: “Sahabëve ju binin disa pika urine nga këto kafshë kur ishin duke luftuar dhe ata nuk e largonin urinën nga trupi dhe nga rrobat e tyre.”

Këtu përfshihet edhe konkretizimi i imam Ahmedit i cili tha se rrjedhja e pakët pas urinimit anashkalohet sikurse rrjedhja e pakët e medhijut (lëngu që del gjatë epshit), edhe vjellja e pakët anashkalohet.

Shpërndaje: