Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Para se të japësh fetva në lidhje me divorcet

Alameh Hamud bin Abdilah Et-Tuvejxhiri (v. 1413)
Taghlidh-ul-Malam, fq. 87-88
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ibn Muflih ka përmendur në librin El-Edeb Esh-Sharijeh se imam Ahmedi ka thënë: Sufjan Eth-Theuri ngurronte shumë për të dhënë fetva lidhur me çështjet e divorcit. Ai thoshte: ‘Kush ka dije për këtë? Kush ka dije për këtë?’”

Çështjet që lidhen me divorcin janë ndër më të ndërlikuarat dhe shpesh në të cilat ndodhin shumë gabime japin përgjigje pa dituri të plotë.

Në transmetimin e Ebul-Harithit thuhet: “Uroj që askush të mos më pyesë për çështje të divorcit. Nuk ka asgjë më të rëndë për mua sesa këto çështje sepse në to njeriu vetëm sa e heq belanë nga vetja dhe e vendos mbi supet e tjetrit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për çështjet që lidhen me divorcin dhe marrëdhëniet bashkëshortore.”

Muhamed bin Ebi Tahir ka transmetuar se atij iu drejtua një pyetje në lidhje me një çështje divorci, dhe ai u përgjigj: “Pyete dikë tjetër! Unë nuk kam asnjë të drejtë të shpreh mendim për çështje divorci.”

Ata që nxitohen të japin gjykime për çështjet e shkurorëzimit duhet të marrin parasysh fjalët e imam Ahmedit për Sufjan Eth-Theurin dhe për veten e tij. Le të ndjekim shembullin e këtyre dy imamëve kur bëhet fjalë për devotshmëri dhe përkujdesje në trajtimin e çështjeve të paqarta të divorcit, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë njerëz të paditur shpallin shkurorëzim në gjendje zemërimi ose pas shkeljes së ndonjë ultimatumi që i kanë vënë gruas së tyre.

Prandaj ai ndahet me nxitim nga gruaja e tij, për t’u penduar më pas. Pastaj ai u drejtohet atyre që japin fetva lehtësisht duke i mashtruar ata me shpjegimet e veta: se nuk kishte për qëllim shkurorëzimin por vetëm donte ta frikësonte apo t’i bënte presion gruas. Dhe kështu merr një fetva që nuk është i divorcuar. Sa të shumta janë sot rastet dhe ngjarjet e tilla.

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Tre shprehje janë vlefshme qoftë nëse thuhen me qëllim apo duke bërë shaka. Ato janë: martesa, shkurorëzimi dhe kthimi i gruas.”

Transmeton Ebu Daudi (2194), Tirmidhi (1184), Ibn Maxheh (2039), Darakutni, Hakim dhe El-Bejhaki.

Tirmidhi ka thënë: Hadithi është i mirë dhe garib, Hakimi dhe Dhehebiu e vërtetuan atë.

Tirmidhi ka thënë: “Dijetarët në mesin e sahabëve të profetit ﷺ dhe të tjerë kanë vepruar me këtë hadith.”

Shpërndaje: