Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Para se të japësh fetva në lidhje me divorcet

Alameh Hamud bin Abdilah et-Tuvejxhiri (v. 1413)

Burimi: Taghlidh-ul-Malam, fq. 87-88

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ibn Muflih ka përmendur në librin “El-Edeb esh-Sharijeh” se Imam Ahmedi ka thënë:

Sufjan eth-Thehuri mezi jepte fetva në lidhje me divorcin. Ai thoshte: “Kush ka dije lidhur me këtë? Kush ka dije lidhur me këtë?”

Çështjet e lidhura me divorcin janë një nga çështjet në të cilat ndodhin shumë gabime, kur njerëzit u përgjigjen atyre.

Në transmetimin e Ebul-Harithit thuhet:

“Unë uroj që askush të mos më pyet. Nuk ka asgjë më e rëndë për mua sesa këto çështje, sepse në këtë çështje njeriu e largon belanë nga qafa e vet dhe ta bë ty ne qafë. Kjo vlen sidomos në çështje që lidhen me divorcin dhe jetën bashkëshortore.”

Muhammed bin Ebi Tahir raportoi se atij ia shtruan një pyetje një lidhje me divorcin për të cilën ai u përgjigj:

“Pyete dikë tjetër. Unë nuk kam asnjë të drejtë që të shprehë mendim në lidhje me divorcet.”

Ata që shpejt japin gjykime për shkurorëzim, duhet të marrin parasysh se çfarë Imam Ahmedi ka thënë në lidhje me Sufjanin dhe veten. Le të pasojmë këta dy imamë, kur është fjala për devotshmëri dhe në të qenurit i matur në çështjet e paqarta të divorcit, sidomos duke pasur parasysh se shumë injorantë shkurorëzohen në gjendje të zemëruar, ose pasi i kanë vënë një ultimatum gruas të cilin ajo e ka thyer.

Prandaj, ai ndahet shpejt prej saj, pas të cilës ai pendohet. Pastaj ai shkon tek njerëzit që japin fetva me nxitim dhe mashtrohen nga shpjegimet e tij, se ai nuk kishte për qëllim divorcin, por vetëm dëshiroi ti bëj presion gruas. Pastaj ai merr fetva se nuk është i divorcuar. Sa shumë histori të tilla dhe ngjarje ndodhin sot! Ata që nxitohen në dhënien fetva, duhet të kenë kujdes, në mënyrë që të mos bien në gabime dhe mëkate, duke dhënë fetva pa u vërtetuar mirë. Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, ed-Darakutni, el-Hakim dhe el-Bejhaki transmeton nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili ka thënë se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Tre gjëra janë serioze në rast serioz dhe serioze kur bëhet shaka: martesa, divorci, dhe kthimi nga vendimi i divorcit.”

Tirmidhi ka thënë:

“Hadithi është i mirë dhe garib.”

Të dy Hakimi dhe Dhehebiu e vërtetuan atë. Tirmidhi ka thënë:

“Dijetarët në mesin e sahabëve të profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe të tjerë kanë vepruar me këtë hadith.”

Shpërndaje: