Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah Alush-Shejkh
Burimi: http://arabic.cnn.com/entertainment/2015/09/02/iranian-film-mahammed-saudi-mufti
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Myftiu i Arabisë Saudite Shejkh Abdul-Aziz Alush-Shejkh e sulmoi filmin iranian “Muhamed Rasulullah” dhe e përshkroi atë si një “vepër e zjarrëputistëve dhe veprim mëkatar që është armiqësore ndaj Islamit.”
Myftiu i Arabisë Saudite dhe kryetari i Komisionit të Fetvave kanë konstatuar se shfaqja e filmit nga Irani është i ndaluar sipas Sheriatit dhe paralajmëroi kundër përhapjes së tij edhe shikimit të tij.
Shejkhu e denoi filmin ashpër dhe tha se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) nuk ka të bëjë me të agjë dhe se ai ka veti të veçanta dhe veti të njohura. Ai gjithashtu theksoi se filmi jep një imazh joreal që tallet dhe nënvlerëson të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem).
Në dënimin e filmit iranian, ai tha gjithashtu se “Kjo është një vepër mëkat dhe e pa fe. Qëllimi i tij është që të turbulloj Islamin dhe të paraqes Islamin në këtë mënyrë të keqe. “
Ai gjithashtu tha se “ata që duan të sqarojnë jetën e zgjedhur të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) duhet të përhapin Sunnetin e tij dhe jo me anë të veprave të këtyre njerëzve shkatrrimtarë. Sepse këta njerëz nuk janë të besueshëm. Ata janë bazuar në gënjeshtra dhe janë të pasinqertënë veprat e tyre.”
1 Shih: https://sq.wikipedia.org/wiki/Zarathustrizmi