Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmij (v. 1429)
Ue enne hadha Sirati Mustakima, fq. 73
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në hadith është përmendur se ndalohet fyerja e të vdekurve.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Mos i fyeni të vdekurit. Vërtet, ata kanë arritur rezultatin e asaj që kanë vepruar.” Bukhari (1393).
A konsiderohet të folurit ndaj disa të vdekurve të cilët kishin disa gabime kundërshtim i hadithit?
Përgjigje: Sqarimi i gabimeve tek njerëzit nga të cilët janë mashtruar njerëzit e tjerë dhe studentët dhe sqarimi i situatës së tyre jo vetëm që rekomandohet, por edhe është e detyrueshme. Çdokush që e di gjendjen e tyre është i detyruar t’i këshillojë ata, studentët dhe të gjithë muslimanët e tjerë duke sqaruar gabimet e tyre. Padyshim, disa thonë se duhet përmendur anët e këqija dhe të mira të këtyre njerëzve, por teoria e tyre nuk ka dëshmi dhe është e kotë. Allahu – subhanehu ue te ala- nuk përmend anët e mira të mëkatarëve, por vetëm mëkatet e tyre – Ai madje i kërcënon ata që të anulojnë të gjitha veprimet e tyre.
A jemi të detyruar t’i bindemi Allahut apo këtyre njerëzve? Ne jemi të detyruar t’i bindemi Allahut dhe të ruhemi nga bindja ndaj atyre që kundërshtojnë Allahun.