“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Paralajmërimi ndaj një personi duke cekur emrin e tij

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (69 B) 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Lidhur me personin i cili bie në risi të ndryshme në librat dhe fjalimet e tij; -a është kusht që për t’i thënë atij bidatçi, së pari duhet që t’i arrij e vërteta?

Përgjigje: Nëse në të vërtetë ky person ekziston, njerëzit marrin dije nga ai dhe është thirrës në fe, atëherë patjetër duhet përmendur emrin e tij. Përndryshe nuk ka nevojë për këtë. Përmende vetëm mendimin e tij në të cilin ka devijuar dhe trego se ajo është devijim.

Ashtu siç thash më herët, se në këtë fushë më i mirë është përgjithësimi sesa të specifikosh personin në fjalë. Por nëse njerëzit marrin nga bidatet e tij, mund edhe të jetë e detyrueshme për ta përmendur atë me emër.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=cxX6YmCEd3A

Shpërndaje: