“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Paralajmërimi për të shqyrtuar dyshimet e mosbesimtarëve

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: http://islamcast.wordpress.com/2008/

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shumë njerëz në mesin e të rinjve, grave dhe vajzave kanë rënë në këtë gabim. Disa thonë se duan vetëm të dinë se çfarë ata thonë. Të tjerë thonë se dëshirojnë të debatojnë me ta. Me çfarë do të debatosh kur nuk keni dije? Ty të mungojnë dëshmitë dhe të kuptuarit. Me çka do të debatosh? Ai e bën këtë disa herë për të ditur se çfarë ata thonë ose për të debatuar me ta. Pastaj e sheh se si ai vetë vjen me dyshime që e dëmtojnë fenë e tij.

Një tjetër gjë është se në qoftë se ai ndikohet nga këto dyshime, ai fillon vetë ti përhap ato në mesin e njerëzve dhe të thonë se gjërat nuk janë të qarta për të. Megjithatë, ai nuk ia thotë këtë një dijetari. Ai ia thotë këtë njerëzve që janë në nivelin e tij. Si rezultat, ai fillon të përhapë dyshime mesin e njerëzve. Kjo e dëmton atë, njerëzit e tjerë dhe fenë. Pra kjo është një çështje e rrezikshme.

Si përmbledhje, ti je një nga dy persona:

Ose ti je aq i informuar dhe i kupton dëshmitë dhe lexon refuzimete dijetarëve në mënyrë që të jesh në gjendje të debatosh. Në këtë rast, tëlejohet të refuzosh dhe të debatosh dhe kështu me radhë përgjatë parimeve qëdijetarët kanë përmendur.

Ose je një person pa dije dhe të kuptuar. Në këtë rast, nuk duhet të rrezikosh fenë tënde. Mos u fut në këto çështje, sepse ata do të dëmtojnë jashtëzakonisht shumë.

Dhe nëse ndodhë të jesh në një vend të tillë, thjesht shpjegoje Sunnetin pa debatuar.

Shpërndaje: