Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Paraloja intime e cila përfundoi me ejakulim

Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: Ikd-ul-Xhuman min Fataua Ramadan, fq. 63

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për personin i cili bëri paralojë intime me gruan e tij në Ramazan kështu që ai ejakuloi?

Përgjigje: Nëse ai ejakulon agjërimi i prishet. Ai është i detyruar që të bëjë kefara (për atë ditë) dhe ta kompensojë me agjërim këtë ditë. Ai duhet t’i kërkojë falje Allahut dhe pendohet tek Ai. Pos kësaj ai duhet të lahet. I tillë është rasti nëse ai ejakuloi jashtë organit të saj.

Por nëse ai ejakuloi brenda në organin e saj, ai duhet të bëjë kefaret të madh duke liruar një rob. Nëse ai nuk gjen një rob, ai agjëron ai dy muaj rresht. Nëse ai nuk mund ta bëjë këtë, ai mund të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.

Muslimani është i detyruar që të kujdeset për agjërimin tij të detyrueshëm. Ti je i obliguar që të kujdesesh për agjërimin e Ramazanit.

Shpërndaje: