Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Parapagimi për artikullin

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

Burimi: Fauaid min et-Tafsir, faqe. 120

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si bëhet parpagesa dhe artikulli të jepet pas parapagesës?

Përgjigje: Kjo tregti quhet Selam. Kjo bëhet në mënyrë që një person blejë për shembull, një artikull për 10 euro dhe e merr artikullin për shembull pas disa muajsh. Kjo quhet Selam. Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) erdhi në Medine, ata paguanin hurmet me parapages të cilat ata i merrnin pas një viti, dy viteve apo tre viteve. Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Ai që paguan paraprakisht për hurme i lejohet ta bëjë këtë me një masë të njohur, një peshë të njohur dhe deri në një afat kohorë të njohur.”1

Prandaj Selam është të paguashë paraprakisht dhe të marrësh artikullin më vonë dhe e kundërta e saj është të marrësh artikullin paraprakisht dhe të paguashë çmimin më vonë.


1 Bukhari (2241) dhe Muslimi (1604).

Shpërndaje: